Nuredini-Matuella: Brukseli njeh përpjekjet dhe përkushtimin e vendit për arritjen e vlerave evropiane.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi një takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit të sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat dhe Fqinjësinë për Zgjerimin e Unionit, Michela Matuella.

Bisedimet u përqëndruan në gatishmërinë e vendit për procesin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Klima, me ç’rast drejtoresha Matuella theksoi se Brukseli njeh përpjekjet dhe përkushtimin e vendit për arritjen e vlerave evropiane.

Ministri Nuredini informoi për aktivitetet që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i zbatoi intensivisht në periudhën e kaluar, edhe atë në disa segmente të rëndësishme për realizimin e Agjendës Evropiane të Gjelbër.

“Lidhur me legjislacionin që rregullon fushën e mjedisit, vitin e fundit kemi bërë shumë përpjekje dhe ai është gjithnjë e më afër atij europian, me çka detyrimi ynë në këtë pjesë po përmbushet”, theksoi ministri Nuredini.

Në takim u diskutua për zbatimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës dhe përdorimin e fondeve në dispozicion nga programi IPA II. Ministri informoi për përparimin e reformave në sektorin e ujërave, si dhe projektet për ndërtimin e impianteve të trajtimit për komunat e Kërçovës, Manastirit dhe Tetovës, sistemin e kolektorit për Qytetin e Shkupit, si dhe për përparimin në krijimin e sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve në Rajonin Lindor dhe Verilindor. Ata gjithashtu folën edhe për hartimin e Programit IPA 3, por edhe për sfidat me të cilat përballet Ministria jo vetëm në procesin e përdorimit të fondeve evropiane të destinuara për të mbështetur vendet në periudhën e para-anëtarësimit, por edhe në zbatimin e plotë të projekteve të filluara. Ministri Nuredini theksoi se vitin e kaluar është bërë shumë punë në tejkalimin e dobësive dhe gjetjen e zgjidhjeve duke forcuar kapacitetet administrative dhe riekipimin e shërbimeve profesionale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *