Ditën ndërkombëtare të paqes zgjodhëm për ta shënuar me një mënyrë veçantë duke promovuar “Rrugën e paqes” në vendin që gjendet në zemrën e Çairit dhe ku jam i sigurt se secili njeri e gjen paqen- në Çarshinë e Vjetër.
Ky le të jetë një urim përmes të cilit do të lëmë gjurmë dhe porosi për gjeneratat e ardhshme dhe njëkohësisht sot e çdo ditë le të reflektojmë ndaj atyre vlerave që kultivojnë dhe forcojnë themelet e paqes.