1 milion shikime për 48 orë, flet profesori që “shkundi” shqiptarët në fundjavë: E vërteta troç

Jemi popull dembel, kurrë nuk ngrihemi për të drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga një pushtues në tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vetëm kazmë dhe lopatë në shtëpi, kurse ai europian dhjetra vegla për punë”. Ky prononcim në Abcnews.al “shkundi” shqiptarët në fundjavë dhe brenda 48 orëve mori një milion shikime, ndërsa vijon që të shpërndahet me të njëjtin ritëm. Gazetari i Abcnews.al, Ermal Vaka kontaktoi sërish qytetarin që dha disa leksione të forta, i cili është profesor në Universitetin Bujqësor. Prof. Dr. Lush Susaj u shpreh se intervistën ia kishin dërguar shumë miq dhe se e ka pritur shumë mirë. Por nga buron shpërndarja me shpejtësi “rrufe” e mesazhit të tij? “Reagimi i njerëzve për të vërtetat që kam artikuluar në këtë intervistë, e që njerëzit duan ti dëgjojnë e të mësojnë se si mund të ndryshojnë sjelljen dhe realitetin e tyre jetësor e politik. Unë mendoj se njerëzit kanë reaguar nga të vërtetat e thëna troç” shprehet ai.

Intervista e plotë

Përmes intervistës në Abcnews.al, ju ishit personazhi kryesor në rrjetet sociale gjatë fundjavës që kaluam, si e pritët këtë?
Unë e ka pritur shumë mirë, për faktin që pash që njerëzit e duan, madje janë të etur për të vërtetën e thënë troç. Kuptova edhe faktin që, në pjesën më të madhe qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë shqetësimin dhe mesazhin tim në lidhje me raportin që duhet të kemi me të vërtetën dhe domosdoshmërinë e njohjes dhe përballjes reale me problemet shoqërore, shtetërore e politike që kemi si shoqëri e si komb.

Unë u ndjeva mirë edhe për faktin se shqiptarët kudo janë, pavarësisht nga faktorët dhe forcat regresive, realisht e duan ndryshimin, e duan qarkullimin e elitave dhe se mëzi presin për të qenë pjesë reale e Europës, që do të thotë të kenë një shtet demokratik, gjithëpërfshirës e të çliruar nga trashëgimia e sundimtarëve dhe diktatorëve hajdutë e hipokritë me popullin e tyre, dhe me BE dhe SHBA. Unë e kisha harruar fare atë intervistë të dhënë për juve në një rastësi të plotë, diku tek Stacioni i Trenit. I pari që ma dërgoi video- intervistën (me datën 16 Shtator 2021), që një ish student i mi nga Mulleti, i cili me falenderonte dhe me thoshte se jam krenar që kam marrë përvojë dhe mësime të vyera prej jush. Pastaj e pash dhe e dëgjova me vëmendje vetveten dhe kuptova që kam thënë disa të vërteta që duhen pranuar e ndryshuar në të mirë të shoqërisë dhe prosperitetit të kombit tonë.

Çfarë reagimesh keni pasur nga ata që ju kanë shkruar?
Unë kam marrë falendrime pa fund dhe do doja që ti falënderoja të gjithë ata që me kanë kuptuar. Njëkohësisht kam lexuar edhe reagime që burojnë nga padija dhe nga një farë trysnie e frike që ekziston tek njerëzit e lidhur me administratën nepotike ose me të kaluarën e errët ku pot e flisje hapur, përfundoje në burg. Unë e kuptoj që një pjesë e njerëzve do të donin që të thosha se: “jemi shumë mirë”, “po hamë e pimë me lugë floriri”; “po hedhim valle në gojën e ujkut”, “jemi fanarë ndriçues për Europën dhe SHBA”, “jemi qepur maleve e kodrave e po i bëjmë fusha pjellore”, “jemi të pathyeshëm e grusht bashkuar rreth partisë-partive”, etj, si këto. Unë i mirëkuptoj edhe këta, por ajo që realisht duan shqiptarët është integrimi në jetën shoqërore e politike, integrimi në tregjet rajonale të punës, të produkteve, të projekteve dhe të ideve.

blob:https://www.facebook.com/106b567f-030f-4da8-87f1-84c86b0c67c5

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *