Pas 6 ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i minatorit, Muharrem Plaku në Bulqizë.
61 vjeçari është nxjerrë në orët e para të mëngjesit nga galeria dhe është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës në Shqipëri.
Prej 6 ditësh është punuar pa ndërprerje për të nxjerrë trupin e pajetë të minatorit.
Grupi i Shpëtimit dhe kolegët e tij, larguan qindra metër kub minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Muharrem Plakut.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12.00 të së mërkurës (15 shtator), kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës
Aksidenti u shënua në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezërve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator./oranews