Filmi i shkurtër ”Pa vend”, me regji nga Samir Karahoda, ka arritur të marr çmimin kryesor ”IMDB Pro Short Cuts”, në njërin ndër festivalet më të rëndësishme në botë, ”Toronto International Film Festival”.
Me këtë çmim ”Pa vend”, zyrtarisht është kualifikuar për kategorinë e filmit të shkurtër Oscars 2022.
Regjisori Karahoda në një video të dërguar festivalit dhe audiencës, ndër të tjera ka thënë se këtë çmim ia dedikon të gjithë sportistëve dhe talentëve të rinj të Kosovës, ku edhe kjo ishte tema që trajtonte ky film.
Sipas jurisë së Festivalit gara u dallua nga një përzgjedhje e fortë e filmave.
Filmi ”Pa vend” u shfaq fillimisht në Kanë dhe është ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garonte për ”Palmën e Artë