Kupa Botërore e futbollit për femra: Delegohen 4 refere nga RMV, Vjollca Izeiri asistente e parë e Ivana Projkovska

Ivana Projkovska me asistenetet Vjollca Izeiri dhe Elena Soklevska-Ilievski si dhe referja e katërt Irena Velevackovska, të shtunën në Cottbus ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese për KUpën e Botës Gjermani – Bullgari. Katër referet nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska me asistenetet Vjollca Izeiri dhe Elena Soklevska-Ilievski si dhe referja e katërt Irena Velevackovska do të ndajnë drejtësi në ndeshjen në “Stadion der Freundschaft” (Stadiumi i Miqësisë) në qytetin Cottbus mes kombëtares së vajzave të Gjermanisë dhe asaj të Bullgarisëm e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës të futbollit për femra. Referja nga Gostivari, Vjollca Izeiri e cila deri më tani ka ndaj drejtësi në mbi 40 ndeshje ndërkombëtare, para udhëtimit për në Cottbus të Gjerm,anise deklaroi: ”Është nder për FFM-n, komisionin e referve por edhe për ne të jemi pjesë e këtij eventi botërorë të futbollit. Shfrytëzoj rastin që të falenderojë Këshillin Drejtues të FFM-së që drejtohet nga Muamed Sejdini si dhe aktivin e refereve të cilët na kanë besuar këtë detyrë shumë të madhe. Besoj se neve do të japim maksimuin që të jemi në krye të detyrës”. Garat kualifikuese për Kupën e Botës 2023, në futboll për femra fillojnë më 16 shtator, do të marrin pjesë 51 kombëtare të ndara në 9 grupe. Në Grupin H garojnë: 1.Gjermania 2.Portugalia 3.Bulgaria 4.Izraeli 5.Turqia 6.Serbia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *