Hoxha takon Ambasadorin e Republikës së Argjentinës, Shkëlqesinë e tij, Alfredo Atanasov.

Ne arritëm në përfundimin se vendet tona kanë potencial për bashkëpunim shumë më të madh. Për këtë qëllim, së shpejti do të nënshkruajmë memorandume bashkëpunimi bilateral në fushën e tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Eksporti aktual i produkteve tona në këtë vend mik ka kapacitet të lartë për rritje, veçanërisht në fushën e produkteve organike. Në periudhën e ardhshme, ne do të rrisim shkëmbimin tregtar me produkte që nuk i kemi eksportuar deri më tani në tregun argjentinas, ku edhe ka interes të madh. Ne gjithashtu u pajtuam që edhe tregu ynë është një potencial i mirë për produktet argjentinase, veçanërisht në fushën e makinerive bujqësore dhe produkteve të peshkut dhe mishit.Ky është motivi ynë të intensifikojmë bashkëpunimin me këtë vend mik, i cili do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *