FR-BDI dhe “Gostivari që dua”, hapin në Gostivar klubin për të rinj “Green Club”

FR-BDI dhe Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” hapin në Gostivar klubin për të rinj të emëruar “Green Club”. Të rinjtë që vinin, paraprakisht regjistroheshin për të qenë pjesë e këtij klubi. Pas tyre arritën edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, disa nga kandidatët për këshilltarë komunal dhe deputetë aktual të BDI-së nga Gostivar.

Të rinjtë e Gostivarit, meritojmë të jetojmë në një vend jo të rrezikshëm për shëndetin e tyre shkaku i ajrit të ndotur, rrugë të papastra e me rrezik nga qentë endacak, tha para të pranishmive Veton Sadiku, koordinatori i FRBDI në Gostivar.

“Ne, të rinjtë e Gostivarit, meritojmë një qytet që premton të ardhme. Ne meritojmë të jetojmë në një vend jo të rrezikshëm për shëndetin tonë shkaku i ajrit të ndotur, ne meritojmë rrugë të pastra dhe jo të mbushura me mbeturina nga do që i hedhim sytë. Ne dëshirojmë të daln në mbrëmje pa u rrezikuar nga qentë endacak. Ne duam një jetë të
mbushur me aktivitete kulturore dhe jo me kazino në çdo cep të qytetit. Ne duam një qytet që të ketë transport publik, terrene sportive modern, mjedise rekreative dhe arsim më cilësor. E pyesim veten se pse rinia largohet prej këtu dhe pse Gostivari po vdes për çdo ditë nga pak? Sepse ne të rinjtë e Gostivarit nuk i kemi kushtet për të jetuar këtu. Ne jemi të rinjë dhe prej vitesh nuk kemi pasur aktivitete kulturore ashtu siç duhet të jenë”, tha Sadiku.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *