Liverpooli është nikoqir i Milanit në takimin që luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që starton ën ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Anfield Road”, me Rossonerët që rikthehen në garë pas afro një dekade.Për këtë sfidë, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Harvey Elliott, Neco Williams dhe Roberto Firmino që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Milani nuk do të mund të llogarisë në Tiemoue Bakayokon, Rade Krunic dhe Zlatana Ibrahimovic, që janë të lënduar, derisa Olivier Giroud është në dyshime.
Analizë
Liverpooli
Elliott e theu këmbën në takimin ndaj Leeds United në Ligën Premier në fundjavën e kaluar, derisa Firmino e Williams janë po ashtu të lënduar.
Jordan Henderson pritet të futet në vend të mesfushorit të talentuar, e që mund të jetë ndryshimi i vetëm i Jurgen Kloppit.
Milani
Giroud mund të luajë në këtë takim, pasi rikthehet në fushë shkaku që ishte i infektuar me COVID-19, por që para tij mund të luajë edhe Ante Rebic.
Ibrahimovic nuk mund të luajë në këtë sfidë, shkaku që ka dhimbje në kyçin e këmbës.
Bakayoko dhe Krunic do të jenë gjithashtu jashtë fushe, me Kessien e Tonalin që do të vendosen në fushë.