Dy tërmete kanë tronditur qarkun e Shkodrës në të gdhirë të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë me magnitudë 4.1 ka rënë rreth orës 04:19 të mëngjesit, 12 km në veri të Koplikut dhe 26 km nga Podgorica e Malit të Zi, në një thellësi prej 10 km.
I dyti me magnitudë 3.4 ka rënë gati 20 minuta më vonë në afërsi të fshatit Bajzë, rreth orës 04:38 dhe afërsisht 26 km nga Podgorica e Malit të zi.
Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar.