Carovska: Mësim online vetëm për nxënësit e infektuar dhe ata që janë në izolim

Ministrja e Arsimit dhe shkencës deklaroi sot se procesi arsimor me prezencë fizike po zhvillohet në pajtim me protokollet shëndetësore. Ndërkohë sa i përket mësimit online, ajo vetëm ripërsëriti qëndrimin se një gjë e tillë do tu mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim.“Plani për mësim me prezencë fizike u është dorëzuar shkollave që në muajin qershor, dhe sipas këtij plani dhe këtyre protokolleve po realizohet edhe sot procesi mësimorë. Ne vazhdojmë edhe më tej të zbatojmë rekomandimit e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Të gjitha shkollat e kanë për obligim të sigurojnë mësim online për të gjithë nxënësit e infektuar, apo të atyre që janë në izolim”, deklalroi Carovska.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *