BDI: Në gjashtë komuna bartëse të listave janë femra

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale do të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetar komune, theksoi kështu në konferencën për shtyp Arta Bilalli Zendeli nga BDI. Ajo mes tjerave tha se listat e BDI-së përbëhen prej emrave eminent nga Shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra dhe personalitete të suksesshme nga sfera të ndryshme.

Arta Bilalli Zendeli nga BDI mes tjerave tha se në këto zgjedhje në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshillin komunal do të jenë gra.

“Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat përbëhen nga emra eminent të shoqërisë civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshme në sfera të ndryshme. Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshill komunal do të jenë nga
gjinia femërore”, tha Bilalli Zendeli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *