Studentë të UT-së semestrin dimëror do ta ndjekin në universitete prestigjioze evropiane

Më shumë se 50 studentë nga të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit tonë, semestrin dimëror 2021/22 do ta ndjekin në universitete të ndryshme të Evropës në kuadër të programit Erasmus+.

Me këtë rast prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, priti në një takim përcjellës studentët e përzgjedhur.

Prorektori, Prof. Dr. Shefik Shehu, e përgëzoi grupin e studentëve të përzgjedhur, për punën dhe përkushtimin e tyre që kanë treguar ndaj studimeve dhe se falë rezultateve të shënuara ata sot janë pjesë e këtij suksesi e njëherit janë ambasadorët më të rinj të Universitetit tonë. Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, znj. Shpresa Ademi, i informoi studentët për çështje logjistike dhe ndau informacione të përditësuara me ta.

Universiteti ynë, pret dhe përcjell studentë dhe staf akademik, në kuadër të platformës më të suksesshme për shkëmbim në botë, atë të Erasmus+. Me një strategji të mirëfilltë të ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tetovës, është pozicionuar fuqishëm mes institucioneve më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *