Afrim Aruçi bartës liste në BDI-në e Gostivarit

BDI-Gostivar para pak çastesh ka dorëzuar listën me propozimet për këshilltarë komunal në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Bartës liste është Afrim Aruçi specialist i bio-kimisë mjekësore. E dyta është magjistrja e barazisë gjinore, Sebajete Zenku, i treti Halim Zeqiri, e katërta aktorja Vjollca Baftiu Zulbehari, i pesti Lekë Dalipi, e gjasta Teuta Minahi, i shtati Gajur Sejdini, e teta Altina Demiri – Asani, i nënti mjeku nga Forina Azis Dauti, e dhjeta Laureta Nuredini.

Nga ajo që mund të shihet, 7 vende në dhjetëshëm e parë vijnë nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua. Nga kjo iniciativë bëjnë me dije që kanë arritur marrëveshje me BDI dhe se të hënën do të shpalosin detajet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *