Drejtorët e të gjitha ISHP -ve në mbështetje të Filipçes, nuk pranojnë dorëheqjen e tij

Drejtorët e institucioneve publike shëndetësore (ISHP) në vend i dërguan një letër kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se ata nuk pranojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe nënvizojnë se i japin mbështetje të pa rezervë për të qëndroj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I nderuar kryeministër, në kulmin e valës së katër të pandemisë me koronavirus, ku numrat e pacientëve të hospitalizuar dhe për fat të keq edhe të viktimave nuk kanë të ndalur, dhe kur i gjithë sistemi shëndetësorë po lufton jo vetëm me koronën, por edhe më të gjitha sëmundjet tjera kronike, na ndodhi një tragjedi e madhe. Tetova na ka prekur të gjithë neve, para së gjithash si njerëz, mjekë dhe si menaxher të institucioneve shëndetësore në shtetin tonë. Nuk jemi imunë ndaj dhimbjes për jetët e humbura, edhe pse punojmë në sistem ku çdo ditë shpëtohen dhe shuhen jetë njerëzish. Dhimbën e bartim me vete. Edhe Tetova është dhimbje për të gjithë ne. Shprehim ngushëllime të sinqerta deri tek familjarët dhe të afërmit e viktimave”, thuhet në letrën e drejtorëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *