Nga burimet tona të besueshme brenda degës së BDI-së, Blerim Osmani,magjistër i shkencave juridike,do t’i prijë listës fituese të BDI-së për Asamblenë komunale të Tetovës, këtij bastioni të fuqishëm të BDI-së.
BDI me këtë vendim që listës t’i prijë një i ri si Blerim Osmani, ka bërë befasinë për fitoren që e pret në bastionin e saj, Tetovën e BDI-së. Z. Osmani është i njohur në mesin e të rinjve tetovarë dhe ekspertët e rinj, në veçanti ata juridik.
Të qenët në krye të listës, bartës i Listës zgjedhore, është krenari për çdo anëtar të çdo partie dhe besimi i fuqishëm në aftësitë dhe kapacitetin moral, politik e atdhetar. Tashmë, Blerim Osmani e ka dëshmuar dhe pritet të arrij votat që deri më sot asnjë herë nuk i ka arritur BDI në Tetovë.shkruan infoalb.