Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa thonë se kanë tërhequr kandidatin e tyre nga gara për kryetarin e Komunës së Kërçovës.
Nga atje thonë se tërheqjen e kandidaturës e kanë bërë për shkak që të mos përçahet vota shqiptare.
“Siç e dini, në emër të koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës.
Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve. Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes sonë kombëtare”, thonë nga atje.
Nga atje thonë se ndonëse përçarja e votës ka filluar qëkur BDI-ja insiston me ngulm që të nxjerrë kandidat puropartiak dhe atë ta shesë në emër të kombit, ne nuk duam të jemi aktorë në temën e përçarjes së votës shqiptare.