Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka përkujtuar sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.
“Sot kujtojmë me respekt të gjithë viktimat nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në dhe të gjithë ata që humbën jetën në këto dy dekada duke u përpjekur ta bëjnë botën një vend më të sigurt për të gjithë ne” ka deklaruar Grubi.
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terro-rizmit.