Tetova drejt stabilizimit nga covid, ulet numri i rasteve pozitive

Një person ka humbur jetën nga virusi Korona në 24 orët e fundit në Tetovë informojnë nga Spitali i Tetovës
Tetë persona janë me nga një dozë të vaksinës të prekur nga virusi ndërsa katër janë me dy doza të vaksinës .Gjithashtu është zvogëluar edhe numri i pacientëve me oksigjeno-terapi që janë 56 ndërsa një pacient është në respiratot.Ambullantë ditore janë 36 pacientë.

Tetova po shkon drejt një stabilizimi të rasteve dhe po e kalon këtë fazë të katërt të pandemisë.Autoritetet e Spitalit thanë se duhet bërë akoma kujdes maksimal në respektimin e masave .Ata thanë se shumica prej qytetarëve tashmë po vaksinohen dhe kjo është një shenjë e mirë në këtë drejtim.
Javën e ardhshme pritet të sillet një tjetër vendim nëse do të fillojnë shkollat e mesme me mësim fizik ose jo.Dy javët e para për shkak të rasteve të shumta u vendos që mësimi të mbahet online.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *