Aktivitetet regjisruese në terren po vijojnë, nuk janë ndërprerë ndërsa zbatohen me intensitet të zvogëluar me qëllim që harmonizimi teknik të përfundojë në afatin e mundshëm më të shkurtër dhe sa më parë të vazhdojë procesi me intensitet të lartë sikur edhe deri tani, informojnë sot nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Përparuan, potencojnë nga ESHS, se aktivitetet për tejkalim të sfidave më të vogla teknike të cilat përkohësisht u paraqitën në ditët paraprake kur në terren kishte intensitet të lartë të regjistruesve.
“Kjo u detyrohet intervenimeve teknike të cilat bëhen në softuerin për aplikacion regjistrues për shkak të së cilës diktohet dhe përshtatet tempoja e regjistruesve për shkak të sanimit të pengesave të cilat sollën në ngadalësimin e aplikacionit regjistrues. Ekipi për mbështetje teknike të aktiviteteve regjistruese punon në mënyrë të përshpejtuar për tejkalimin e problemit dhe ka progres serioz, që do të thotë se në afatin e mundshëm më të shpejtë të gjithë regjistruesit do të munden pa ndërprerë ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.