Përfundon autopsia e viktimave të zjarrit

Përfundon autopsia e trupave të sjellë nga Tetova në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zjarrit të së martës që dogji spitalin modular ku mjekoheshin pacientët nga Kovid-19.

“Me ndihmën e analizës së ADN -së, trupat e 14 personave që vdiqën në zjarr u identifikuan, ndërsa u krye autopsia edhe mbi një paciente më të re, trupi i së cilës u soll shtesë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, konfirmoi për “Dojçe Vele” drejtori i Instituti, Aleksandar Stankov.

Trupat pritet t’iu dorëzohen familjeve të të ndjerëve më vonë gjatë ditës.

Stankov thotë se autopsia kaloi me zbatimin e standardeve më profesionale, dhe me protokolle dhe mbrojtje të veçanta të Kovid-19, për shkak të rrethanave specifike në të cilat punohet gjatë pandemisë.

“Më konkrete gjatë autopsisë ishte se këta janë pacientë me Kovid-19, për të cilët duhet të zbatohen protokolle të veçanta dhe masa mbrojtëse. Por ne kemi punuar në rrethana të tilla për dy vjet”, tha Stankov.

Identifikimi i kufomave u bë me ndihmën e të afërmve të të vdekurve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Departamentit për hetime

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *