Ekspertët gjerman do të hetojnë tragjedinë e Tetovës

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar mbështetja nga NATO, gjegjësisht Gjermania, me çka miratohet vendimi që në vend të arrijnë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për një ekip të ekspertëve të cilët vijnë nga Gjermania, apo më saktë nga njësiti i kriminalistikës (BKA), fusha e veprimit të të cilëve është në bashkëpunimin ndërkombëtarë, hetime dhe zhvillim. BKA (https://www.bka.de/EN/Home/home_node.html) është me ekspertizë të lartë për mbështetje gjatë hetimeve, posaçërisht në pjesën e forenzikës, DNK analizave, hetimeve elektronike dhe identifikimeve.

Në detyrat speciale të cilat i punon BKA është edhe ekipi që punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi.

Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka një traditë 60 vjeçare të veprimit, me afro 7000 të punësuar. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunoj me MPB-në dhe do ta ndihmojë hetimin që e udhëheq Prokuroria Themelore Publike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *