Zhelinë me zyrë për punësim

Për herë të parë po hapim zyrë të disperzuar në komunë të Zhelinës, këshu ka deklaruar sot drejtori i Agjencisë së Punësimit në Republikës e Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri.
“Sot, së bashku me bashkpunëtorët e mi si dhe me kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përuruam hapjen e zyrës së disperzuar në komunë të Zhelinës. Tashmë, qytetarët e kësaj komune do të kenë më shumë hapësirë për shërbime, cilësore dhe efikase” deklaroi Demiri.
Ai falemenderoi kreun e komunës i cili ishte ndër të parët që u përgjigjë pozitivisht thirrjes sonë, duke ju dhënë mundësi qytetarëve që të mos enden rrugëve të qytetit të Tetovës duke u malltretuar, por që të kenë mundësi që shërbimet e APRMV- së ti marrin në komunë të Zhelinës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *