Sot dhe nesër do të bllokohen këto rrugë të Shkupit

Më 7 dhe 8 shtator do të bllokohen disa rrugë të Shkupit.

Për shkak të përgatitjeve për ngjarjen për Ditën e Pavarësisë, në rajonin e qendrës së Shkupit, sot më 7.9.2021 ( e martë), duke filluar prej orës 11:00 të mbyllura për qarkullim do të jenë:

Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” derisa në drejtimin e kundër do të jetë i hapur për qarkullim, ndërkaq prej orës 15:00 qarkullimi do të ndalohet në të dy drejtimet.

Prej orës 23.00, sot më 7.9.2021 deri në ora 11:00 të datës 8.9.2021 në mënyrë shtesë do të mbyllen për qarkullim rruga “Dame Gruev” në drejtim të udhëkryqit me rrugën “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” dhe rrugën “Filipi i Dytë” në drejtim të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Dame Gruev.

Më 8.9.2021 (e mërkurë) do të mbahet ceremoni qendrore e festimit të “30 vjet pavarësi” dhe duke filluar nga ora 11:00 deri në përfundimin e ngjarjes të mbyllura për qarkullim do të jenë:

– bulevardi “Koço Racin” në drejtim të udhëkryqit “Kuzman Josifovski Pitu” deri te rruga “Kirili dhe Metodi”,
– rruga “11 Tetori” në drejtim të rrugës “Republika e Krushevës” deri te rruga “Dimitrie Çupovski”,
– rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në drejtim të bulevardit “Goce Dellçev” deri te rruga “11 Tetori”,
– rruga “13 Nëntori” në drejtim të rrugës “Filipi i dytë” deri te bulevardi “Koço Racin”,
– rruga “Mirçe Acev” në drejtim të rrugës “Filipi i dytë” deri te bulevardi “Koço Racin”,
– rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të portës “Maqedonia” deri te bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”,
– rruga “Dame Gruev” nga udhëkryqi me rrugën “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori”

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *