Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një dalje për media tha se lufta kundër dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet.
“Lufta kundër krimit, korrupsioni, dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, në vazhdimësi duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediat, sepse korrupsion ke në shtetet e përparuara, mirëpo organizimi dhe mobilizimi është shumë më i lartë se sa në vendin tonë. Bashkërisht duhet të luftohet për dukurit e këqija dhe nuk duhet lënë përgjegjësia vetëm te autoritetet politike”, u shpreh Ahmeti.