Partitë politike tashmë kanë konfirmuar emrat e kandidatëve për kryetar të Tetovës ku pritet që edhe gara të jetë më e fortë. BDI- I ka dhënë besimin kryetares aktuale Teuta Arifi edhe për një mandate të tretë. PDSH-ja e rikthen në garë Sadi Bexhetin I larguar para tetë viteve nga posti I kryetarit të Tetovës dhe prej atëherë nuk ka qenë aktiv në skenën politike. Bilall Kasami lideri I lëvizjes BESA sërish hyn në garë si revansh kundër kandidatit të BDI-së Teuta Arifi nga e cila pësoi disfatë para katër viteve. Opozita shqiptare ASH-AA, është në kërkim të një kandidati të mundshëm ndërkohë që nuk mungojnë zërat se po kërkojnë kandidat me qira për katër viteve. Përmenden emrat të ndryshëm por deri më tani asnjë kandidat nuk ka propozuar. Burimet tona nga ASH bëjnë të ditur se ditën e fundit pritet të ketë befasi nga kjo parti e cila do të ketë mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE.