Shaqiri: Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik harmonizohet me direktivat e BE-së

Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik harmonizohet me direktivat e BE-sëFondacioni “Metamorfozis” në kuadër të projektit të USAID -it për angazhim qytetar do t’i sigurojë asistencë teknike Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) për hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave të sektorit publik, i cili duhet të harmonizohet me direktivën përkatëse të BE -së.MSHIA në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozë, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve, në periudhën e ardhshme do të kryejë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik me direktivën e BE-së, mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacioneve të sektorit publik. Me këtë rast do të analizohet ligji ekzistues për përdorimin e të dhënave, do të bëhet vlerësimi i ndikimit të rregullores në zgjidhjen e re ligjore, si dhe do të hartohet Ligji i ri duke përdorur njohuritë e ekspertëve dhe konsultimin me grupet e interesit.➡️Fondacioni Metamorfozis ka shpall edhe thirrje për angazhimin e ekspertëve që do të angazhohen në përpilimin e ligjit në fjalë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *