Prokuroria kërkon të refuzohen ankesat e të dënuarve në rastin “Transportuesi”

Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata e Apelit që të refuzohen kërkesat e të dënuarve në rastin “Transportuesi”.

“Prokuroria Publike në Shkup konsideron se me dhënien e aktgjykimit, Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka përcaktuar saktë rrethanat në lidhje me kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, komunikimin e ndërsjellë të të akuzuarve, lidhjet e tyre, si dhe mënyra e ndërmarrjes së veprimeve të inkriminuara”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, në rastin “Transportuesi”, ish kreu i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg. Ndërkaq disa ka të dënuar edhe disa administratorë. Të njëjtit janë dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht përfitim të rreth 360 mijë eurove gjatë organizimit të transportit për nxënësit e Manastirit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *