Gjykatat janë të pavarura dhe gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. Gjykatësi vendos në mënyrë të paanshme në bazë të një vlerësimi të lirë të provave. Ndalohet çdo formë e ndikimit në autonominë, paanësinë dhe pavarësinë e gjyqtarit në kryerjen e funksionit gjyqësor mbi çfarëdo baze dhe nga çdo subjekt. Vendimin gjyqësor mund ta ndryshojë ose ta revokojë vetëm një gjykatë kompetente në një procedurë të përcaktuar me ligj dhe Të gjithë janë të detyruar të përmbahen nga kryerja ose mos ndërmarrja e ndonjë veprimi që pengon miratimin ose ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.Shfrytëzoni mundësinë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe interesave tuaja duke paraqitur një parashtresë gjegjësisht propozim tek institucionet kompetente.Gjithkush ka të drejtën e trajtimit të barabartë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
ÇKA ËSHTË PARASHTRESA OSE PROPOZIMI?Me parashtresë, gjegjësisht propozim, në përputhje me nenin 2 të Ligjit për veprim sipas parashtresave dhe propozimeve, nënkuptohet çdo drejtim me shkrim apo me gojë i parashtruesve tek organet që veprojnë në lidhje me parashtresat, gjegjësisht propozimet për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre, interesave publike të përcaktuara me ligj ose për inicimin e një iniciative tjetër me interes publik.
KUSH MUND TË PARAQESË PARASHTRESË OSE PROPOZIM?
Çdo person fizik ose juridik mund të paraqesë një parashtresë, gjegjësisht një propozim.SI PARAQITET PARASHTRESA APO PROPOZIM?Parashtresa, gjegjësisht propozimi paraqitet me shkrim ose me gojë në procesverbal, individualisht ose në grup.KUSH ËSHTË KOMPETENT? MINISTRIA E DREJTËSISËVepron sipas parashtresave dhe propozimeve që i referohen vetëm vonesës së procedurës gjyqësore që zhvillohet para njërës prej gjykatave. KRYETARI I GJYKATËSVepron sipas parashtresave dhe propozimeve të qytetarëve që i referohen punës dhe veprimit të gjyqtarëve të punësuarve në shërbimin gjyqësor. KËSHILLI GJYQËSOR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUTVepron sipas parashtresave dhe propozimeve të qytetarëve që i referohen punës dhe veprimit të gjyqtarëve dhe përcakton kryerjen joprofesionale dhe pa përgjegjësi të funksionit gjyqësor. PROKURORITË PUBLIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUTProkuroria më e lartë publike vepron sipas parashtresave që kanë të bëjnë me ligjshmërinë dhe moskryerjen e funksionit të prokurorisë publike në kohë të prokurorive më të ulëta publike. KËSHILLI I PROKURORËVE PUBLIKVepron sipas parashtresave dhe propozimeve të qytetarëve që i referohen punës dhe veprimit të prokurorëve publik.Hiqeni dyshimin, mos u bëni zë në shkretëtirë!Shfrytëzoje të drejtën tënde!