Ua shtriva dorën atyre të cilët identifikohen si opozitë dhe të bëjmë bllok të përbashkët politik. Në atë mënyrë më lehtë do të bëjmë delegjitimim të pushtetit, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski duke qenë mysafir në emisionin “Fli nëse mundesh” që emitohet në televizionin “Alfa” duke folur për ofertën te udhëheqësia e së Majtës që t’i mbështesë kandidatët e opozitës nëse kjo parti politike me të vërtetë dëshiron ta delegjitimojë pushtetin.
Jam i çuditur, tha Mickoski, si nuk e shohin qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është të bëhet bllok më i gjerë opozitar.
Mickoski u bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve të së Majtës atje ku nuk kanë kandidatë t’i mbështesin ata të opozitës.
“Ndjej keqardhje që udhëheqësia e së Majtës nuk e pranoi shansin për bashkim kundër Zaevit. Ju bëj thirrje votuesve të saj t’i mbështesin kandidatët e opozitës atje ku E majta nuk ka kandidatë të saj, ndërsa unë do të bëj thirrje në rrethin e dytë atje ku nuk do të kemi kandidatë, të mbështeten kandidatët e së Majtës”, përfundoi Mickoski.