Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël është shndërruar në një mashtrim të ri të Komunës së Tetovës, kryetares së Komunës, Teuta Arifi dhe BDI-së si parti.
Dje improvizuan hapjen e kësaj shkolle me një klasë të vetme, duke keqpërdorur një grup fëmijësh për të mashtruar opinionin dhe duke mashtruar se shkolla është bërë gati për një vit. E vërteta është krejt ndryshe, shumë më e dhimbshme dhe e turpshme. Shkolla nuk hapet as këtë vit, ndërsa mediat do të mund ta konfirmojnë këtë për çdo ditë. Nxënësit e Reçicës së Vogël edhe këtë vit duket se mësimin do ta ndjekin në shkollën qendrore “Naim Frashëri” që është disa kilometra më larg, klasat ende nuk janë sistematizuar, ndërsa informacionet e fundit hapin edhe shumë dilema. Për të gjitha këto duam të pyesim publikisht pushtetin lokal dhe atë qendror, a është bërë dorëzimi teknik i objektit të shkollës dhe a kanë përfunduar të gjitha punimet dhe instalimet në shkollë?