Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor përmes një video I është drejtuar opinionit duke theksuar se nuk ka opsion më të mirë përpos mësimit me prani fizike. Mes tjerash ai thotë:
Të dashur mësues dhe prindër, të dashur nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm, ju uroj që viti i ri shkollor 2021 – 2022 të fillojë dhe të zhvillohet në simbolikën e normales së vjetër.
Urime për të gjithë nxënësit e klasës së parë dhe të gjithë prindërit në fillimin e fazës më të rëndësishme në jetën e tyre kur ata eksplorojnë thellësitë e mëdha të dijes. Unë e di që kurioziteti dhe dëshira e tyre për kërkime do t’u sjellë gëzim për çdo njohuri të fituar.
Nuk ka dyshim se hapja e shkollave për mësimdhënie me prezencë fizike është vendimi më i dëshirueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë zhvillim të shëndetshëm psiko-social të nxënësve.
Ne të gjithë humbëm shumë vitin e kaluar, duke u përballur me një pandemi që përfshiu botën.