Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Jepe Kofod, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë, në kornizë të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takim, nga ana e ministrit Kofod u paralajmërua donacioni danez prej një milion vaksinave për rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat 250 000 për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani theksoi: “Duke e marrë parasysh sfidën e përhapjes së shpejtë të valës së re të pandemisë, ky donacion i një sasie të konsiderueshme vaksinash është me të vërtetë në kohën e duhur, në një kohë kur vendi po zhvillon një fushatë serioze për imunizimin masiv të popullsisë, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme për ne.”
Tema qendrore e takimit ishte natyrisht dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut si dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.