Sadije Aliti: “Miq të bibliotekës-miq të librit”

Miq të bibliotekës-miq të librit” Botimet e librave të poetes tetovare Sadije Aliti tani gjenden edhe në raftet e Bibliotekës “Ramadan Musliu” në Viti. Janë më afër lexuesve dhe adhuruesve të libirit të këtij rajoni. Një bashkëpunim i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti dhe shkrimtares Sadije Aliti nga Tetova, mundësoi realizimin e aktivitetit, vizitë në bibliotekën e qyetit “Ramadan Musliu” në Viti. Drejtori për Kulturë, Rrini dhe Sport, në Komunën e Vitisë, Milot Lala, tha se është një kënaqësi dhe nder për ne si Komunë kjo vizitë e një autorje nga Tetova, me kaq shumë botime dhe shprehi faleminderimet për autoren që i dhuroi botimet e saj në bibliotekën e Vitisë, duke theksuar se Komuna çdo herë ka qenë mbështetëse e aktiviteteve kulturore. Për këtë rast shtroi edhe një drekë. Në këtë delegacion pritës ishin edhe një pjesë e udheheqësisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti, Sabit Alidema kryetar, Xhevat Emërllahu, Zymer Haliti, Nazif Laçi, Marjan Sopi, anëtarë të kryesisë, Avdiraman Sadiku menaxher i Shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sulejmani” dhe Hamide Jakupi përfaqësuese nga biblioteka. Motoja: “Dhuro një libër e krijo një miqësi”, i prin nismës së aktivitetit dhurim i librave nëpër biblioteka të qytetetve në hapësirat shqiptare, që botimet të jenë më afër lexuesit, tha mes tjerash Sadije Aliti. “E nisa këtë aktivitet pikërisht në Viti, pasi ky lokalitet ka një histori të lashtë dardane me shumë monumente e objekte kulture, njëherit në këtë anë është edhe shkolla e parë shqipe në Stubëll, ishte edhe kjo simbolika e dhurimit të librit të niste ecurinë nga ky qytet, pasi miqësia me libra çdo herë është e nevojshme, është e përjetshme”-tha Aliti. Librat e dhuruar, botimet e poetes Sadije Aliti, do të shpërndahen nëpër bibliotekat kryesore të qyteteve në hapësirat shqiptare. Vlerësim dhe mirënjohje një kontributin i çmuar, për të gjithë librat sepse kjo është një nismë fisnike që të ndikojnë në pasurimin e bibliotekave. Bibliotekat janë ato që ndiejnë nevojën për libra, si instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

No description available.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *