49 qytetarë nga Afganistani arriën në Aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për qytetarë që jeta e tyre është në rrezik nga talebanët.
Ata qytetarë 20 vjet kanë punuar për institucionet demokratike, misione ndërkombëtare në Afganistan.Ata do të sistemohen në një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport fillimisht do të testohen për Koronavirus dhe më pas do të transportohen drejt hotelit. Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në vendin tonë, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup. Ndërkohë në aeroportin e Kabulit mungojnë vetëm pak orë për mbylljen totale të evakuimeve.