Ahmeti: Kolën e njoha dhe punova me të duke ndarë bindjet për pavarësi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shkruar mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përmes profilit të tij në Facebook.“Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha ishte patriot i madh dhe aktivist i denjë për shtetësinë e Kosovës i cili nuk rreshti së punuari asnjëherë.
Kolën e njoha dhe punova me të duke ndarë bindjet për pavarësi, demokraci dhe liri të Kosovës.
Ngushëllime familjarëve dhe dashamirëve, të jeni krenarë për Kolën dhe veprën e tij kombëtare”, shkroi kryetari Ahmeti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *