Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u realizua mbledhja e rradhës e shtabit të krizës pranë komunës së Tetovës, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me #covid19.
Në Qendrën Klinike në Tetovë janë gjithsej 116 pacientë të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, ku 6 prej tyre kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, kurse 6 të tjerë me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit me keqardhje ju informoj se 7 persona kanë ndëruar jetë. Poashtu 100 pacientë janë në ambulantë ditore me simptoma më të lehta dhe marrin terapinë e duhur, kurse në komunën e Tetovës janë gjithsej 1335 raste aktive me covid19.
�Qendra e rivaksinimit tek Salla e shkollës së mjekësisë do të funksionojë deri të dielën (05.09.2021), kurse nga e hëna (06.09.2021) kjo qendër do të transferohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë.
Gjithashtu gjatë kësaj javë do të hapim edhe pikën e vaksinimit tek Teleferiku (Elem Tours), që do të shërbejë si qendër vaksinike për të shërbyer kryesisht banorët e malësisë.
�Nga dita e shtunë është në funksion edhe pika e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj, kurse inkurajues është fakti se interesimi i qytetarëve për vaksinim rritet nga dita në ditë dhe mbrenda fundjavës në pikën e re të vaksinimit tek ish Shtëpia e Armatës janë vaksinuar më shumë se 1500 qytetarë. Gjithashtu është për tu përshëndetur fakti se gjithnjë e më shumë rë rinjë e të reja, po paraqiten për vaksinim që dëshmon për një ndërgjegjësim më të lartë shoqëror.
Për sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokolet mbojtëse, me qëllim që të mos lejojmë përkeqësim të situatës epidemiologjike në vend. Gjithashtu të gjithë arsimtarët dhe personali teknik i shkollave të cilët akoma nuk janë vaksinuar, këtë ta bëjnë sa më shpejtë dhe pa përjashtime.
�Apelojmë edhe njëherë, që çdo person i cili do të vërrejë simptoma të covid19 të mos vetrajtohet, po menjëherë të paraqitet tek mjeku amë apo tek Qendra Klinike në Tetovë.
�Të dashur qytetarë,
Ndodhemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë, andaj veprimi i gjithësecilit prej nesh është shumë i rëndësishëm në drejtim të tejkalimit të situatës epidemiologjike me covid19 në të cilën gjendemi. Apeloj tek të gjithë, veçanërisht personat e moshuar, ata me sëmundje shoqëruese dhe të rinjtë dhe të rejat, Të vaksinohemi sa më shpejtë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetën tonë, të prindërve, gjyshërve dhe gjysheve tona, miqtë dhe të afërmit që i kemi rreth vetes!