Siç raporton Reuters, Maqedonia e Veriut nga dita e sotme edhe zyrtarisht do të hiqet nga lista e vendeve të sigurta për udhëtim në Bashkimin Evropian.
Maqedonia e Veriut në këtë listë ndodhet bashkërisht me Kosovën, Malin e Zi, Libanin por edhe Izraeli dhe SHBA-ja.
Dy zyrtarë në institucionet e Bashkimit Evropian vërtetuan për Reuters se Këshilli i BE-së sot do ta publikojë vendimin për heqjen nga lista të vendeve të treta të sigurta, ndërsa kjo do të thotë se në vendeve anëtare të BE-së u rekomandohet të vendosin ndalesë për hyrje.
Sipas Reuters, vendimi për të ndaluar shtetasit amerikan është sjellur të premten, por zyrtarisht do të publikohet sot më 30 gusht.