Kush është Gabriel Escobar – i dërguari i ri i Amerikës për Ballkanin?

Nga 6 shtatori, Gabriel Escobar i cili shërbën si zëvendësambasador i Amerikës në Beograd do ta zë vendin e Mathew Palmer si i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Por kush është Gabriel Escobar?
Gabriel Escobar mori postin si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Beograd në Gusht 2019. Ai shërbeu si Ngarkuar me Punë para mbërritjes së Ambasadorit Godfrey. Më parë ai ishte postuar si Ministër Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Bagdad, ku shërbeu si Ushtrues i Detyrës së Zëvendës Shefit të Misionit për shumicën e turneut të tij, njofton Klankosova.tv.

Pozitat e tij drejtuese përfshijnë Koordinatorin për Çështjet Kubane në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore nga viti 2017-2018, zëvendës shef i Misionit në Ambasadën Amerikane në La Paz, Bolivi 2014-2017, Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA në Peshaëar , Pakistan 2013-2014, dhe Udhëheqës Ekipi i Ekipit të Rindërtimit Krahinor të SHBA në Kirkuk, Irak 2009-2010.

Nga 1998-2001, Gabriel përfundoi katër turne të njëpasnjëshëm në ish-Jugosllavi, duke përfshirë shërbimin si shef i Shtabit për Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Banja Llukë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shef i Zyrës së Degës së Ambasadës në Banja Luka, Zv. Shef i Ekipit Ndërlidhës Diplomatik të SHBA në Podgoricë, dhe shef i Njësisë Politike në Beograd menjëherë pasi Ambasada Amerikane u rihap në 2001.

Në Byronë e Çështjeve Evropiane, ai ka shërbyer si Këshilltar për Çështje Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Lisbonë, Zëvendës Këshilltar Politik në Romë, dhe Oficer Politiko-Ushtarak në Pragë, dhe Nënkonsull në Moskë.

Si një diplomat karriere, atij i është dhënë Çmimi Superior i Nderit i Departamentit të Shtetit gjashtë herë dhe Çmimi Nderi Meritor një herë.

Escobarit gjithashtu i është dhënë Çmimi i Shërbimit Ekspeditiv të Departamentit të Shtetit dhe Çmimi i Shërbimit Civil Superior të Ushtrisë. Gabriel është i diplomuar në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe flet spanisht, rusisht, italisht, serbisht, gjuhën çeke dhe portugalisht.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *