Zgjedhjet lokale do të duhet të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa do të garojnë bashkë në këto zgjedhje, por në bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në në disa komuna të caktuara, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në shumicën dërmuese të komunave shqiptare ky koalicion ka caktuar kandidatët për kryetar komune.
Aleanca për Shqiptarët- Alternativa
Gostivar – Arben Taravari
Haraçinë – Naim Sinani
Tearcë – Nazim Taipi
Zhelinë – Mahir Ziberi
Dibër – Bekim Pocesta
Strugë – Idro Istrefi
Bogovinë – Sadik Sulejmani
Çair – Bekim Sali
Vrapçisht – Isen Shabani
Më 11 shtator është afati i fundit për dorëzimin e emrave nga partitë politike deri në KSHZ.