Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, bashkë me NP “Higjiena Komunale”-Shkup realizuam aktivitete të larjes dhe pastrimit me dorë të oborreve dhe rrethinës së afërt të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshteve për fëmijë që aderojnë në Komunën e Çairit ka shkruar kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk Procesin e sotëm e ndoqëm bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani. Aktiviteti i sotëm vije në vazhdën e aksioneve që po ndërmarrim këtyre ditëve për përgatitjen e institucioneve arsimore në Komunën tonë në prag të fillimit të vitit shkollor 2020/2021. Jemi të bindur se me ndërmarrjen e këtyre masave drejtpërdrejt ndikojmë edhe në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga Covid 19. Paraprakisht ekipet e Komunës së Çairit bënë edhe dezinfektimin e brendshëm të të gjitha shkollave të Çairit.