Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 2628 testime dhe 299 persona kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu 32 persona kanë ndërruar jetë, nga të cilët 5 në Gostivar, 4 nga Tetova, Shkupi dhe Kërçova. 3 persona janë nga Struga dhe nga dy persona në Kumanovë dhe Prilepi. Disa qytete janë me nga një viktimë.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 545 pacientë.
1.152.327 persona janë testuar prej fillimit të pandemisë. 155,636 janë shëruar dhe 5901 kanë vdekur.14077 raste janë aktive.