Mësim online për shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar

KSI: Mësim online për shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon mësim online për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, shkruan Alsat. Filipçe tha se KSI rekomandon që kjo masë të vlejë për dy javët e para. “Mëngjesin e sotëm diskutuam në Komisionin për Sëmundje Infektive, ku morën pjesë të gjithë anëtarët dhe praktikisht me konsensus u miratua rekomandimi që shkollat e mesme në rajonin e Pollogut , në Tetovë dhe Gostivar mësimin ta nisin online”, tha ministri Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *