Në 1.220.375 ka arritur numri dozave të vaksinës anti-Covid që janë aplikuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Janë rivaksinuar gjithsej 516.797 qytetarë, ndërkaq në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë aplikuar gjithsej 703.557 vaksina.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 7.625 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar gjithsej 11.883 të tjerë.
“Me numrat e fundit, 51% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 26% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
Nga MSh-ja apelojnë që të vaksinohen qytetarët, pasi siç thonë, vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet Covid-19.