Zaev: Nuk bisedohet për karantinë, shpresojmë se numrat do të bien

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se tani për tani nuk bisedohet për karantina ose për kufizime të veçanta për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike në vend.

“Shpresojmë se numrat të cilat ditëve të fundit janë stabilizuar, do të fillojnë të bien, veçanërisht nëse u përmbahemi masave dhe nëse jemi të kujdesshëm”, theksoi Zaev.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me Covid, veçanërisht në Tetovë dhe Gostivar, Zaev tha se bëhet fjalë kryesisht për qytetarë me sëmundje kronike. Por ajo që ndodh tek ne, shtoi, ndodh edhe në rajon dhe në botë edhe sipas numrave edhe sipas vdekshmërisë. Nëse jemi më të kujdesshëm dhe nëse jemi më të përgjegjshëm, situata do të jetë më e mirë.

“Nuk dua të flias më hollësisht nga ajo që ministri i Shëndetësisë dhe Komisioni e thonë, por unë, si kryeministër që kam për detyrë të monitoroj parametrat, do të thosha se është mirë që ditët e fundit numrat po stabilizohen në Tetovë dhe Gostivar. Kjo do të thotë se forca e virusit po zvogëlohet, masat ndoshta japin rezultate, dhe qytetarët janë më të kujdesshëm”, theksoi Zaev. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *