Tashmë janë konfirmuar edhe emrat e kandidatëve që do të garojnë për të parin e qytteit të Tetovës më 17 tetor. BDI-ja ka konfirmuar se Teuta Arifi profesoreshë e gjuhës shqipe aktualisht kryetar e komunës do të kandidatë për mandatin e tretë. Lëvizja BESA tashmë ka konfirmuar se lideri I kësaj partie Bilall Kasami do të jetë garojë në Tetovë edhe atë për herë të dytë , pra rikthehet në garë pas katër viteve kur u mposht nga Teuta Arifi. Në anën tjetër fakt interesant është se edhe Sadi Bexheti kandidat I PDSH -së kthehet në garë pas plot tetë vitesh kur humbi nga Teuta Arifi. Pala maqedonase LSDM tashmë ka konfirmuar emrin e Hamdija Elezoviq me profesion mjek. Vetëm ASH-AA ende nuk ka dhënë ndonjë emër që do të garojë për Tetovën ndërkohë që në opinion qarkullojnë disa emra, por asnjëri nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në rrethin e parë të zgjedhjeve asnjëri kandidat nuk do ketë mbështetjen e koalicionit pasi të gjithë garojnë me kandidatët e tyre. Në rrethin e dytë në lojë do të vijnë kalkulimet e shumta dhe koalicionet lokale.