Sheqerinska: Epidemia, përmbytjet dhe zjarret na kujtuan sa është i rëndësishëm bashkimi rajonal

Epidemia, përmbytjet dhe zjarret na kujtuan sa është e rëndësishme të thellohet bashkimi rajonal, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në ceremoninë e sotme të dorëzimit të kryesimit me Procesin e bashkëpunimit ministror në mbrojtje në Evropën Juglindore dhe shënimin 22 vjetorit të formimit të Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG.

Në ngjarjen që u mbajt në Kumanovë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Rumania dhe Turqia, ministrja Sheqerinska tha se procesi i bashkëpunimit ministror është një forum i shkëlqyer për dialogun rajonal dhe bashkëpunimin e sigurisë dhe një model për ndërtimin e marrëdhënieve të mira midis fqinjëve.

Ajo i falënderoi të gjithë aleatët dhe miqtë nga rajoni dhe më gjerë të cilët, siç tha ajo, na ndihmuan me vetëmohim në përballimin me zjarret pyjore.

Porositi se pas anëtarësimit në NATO, si prioritet i vendit mbetet integrimi në BE.

“Tani jemi pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike dhe aleatëve me vendet më të fuqishme në botë. Dua të theksoj se ne nuk do të ndalemi këtu sepse kemi ende punë për të bërë në drejtim të integrimit në BE”, tha Sheqerinska.

Kryesimin me Procesin e bashkëpunimit ministror në mbrojtje e merr Bullgaria. Deri më tani me këtë proces ka kryesuar Shqipëria. Si pjesë e këtij procesi, në fillim të nëntorit në Shkup do të mbahet takim ministror i vendeve anëtare, në të cilin pritet të riafirmohen politikat e bashkësisë dhe solidaritetit në përballjen me kërcënimet dhe sfidat e reja.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *