Mendohet për teste të shpejta për COVID-19 në shkollat e Maqedonisë

Ekspertët shëndetësor shqyrtojnë mundësinë për vendosje të testeve të shpejta në shkolla pas fillimit të vitit të ri arsimor me prani fizike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se edhe pse nuk ka masa të reja, vendosja e testeve varet nga zhvillimi i epidemisë.

“Shqyrtojmë edhe disa përvoja botërore që po bëhen në shkolla për teste të shpejta te fëmijët. E gjithë kjo shqyrtohet nga ekspertët. Momentalisht nuk rekomandohen masa shtesë, por mund të miratojmë edhe rekomandime të tjera, varësisht si shkon gjendja epidemiologjike në vend”, tha Filipçe.

Ndryshe, në Maqedoni vazhdimisht ka mbi 1000 raste të reja me coronavirus, ndërsa spitalet në disa qytete janë të stërmbushura.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *