Kush do vritej? 50-vjeçari kapet me 4 mina me telekomandë në Durrës

Durrës  –  4 mina me telekomandë janë sekuestruar nga policia në Durrës. Në pranga ka rënë poseduesi i tyre Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Arben Elezi është ndaluar në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Sipas policisë operacioni “Furnitori” u organizua pas marrjes së informacioneve se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Furnitori”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *