Liga e Kampionëve ka kompletuar 32 klubet që do të marrin pjesën në sezonin 2021/22.
Shkahtar Dontesk, RB Salzburg dhe Sheriff Tiraspoli siguruan biletat e fundit, sot në ndeshjet pley-off.
Por kur është shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve? Cilat janë ekipet? Si funksionon? Cilët fitues të çmimeve do të shpallen gjatë ceremonisë?
UEFA ka bërë një përshkrim të të gjitha gjërave që do të ndodhin të enjten pasdite.
Kur është shorti?
Ceremonia e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22 fillon në orën 18:00 të enjten më 26 gusht. Shorti mbahet në Stamboll (Turqi) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com . Mysafirët special Branislav Ivanović dhe Michael Essien do të ndihmojnë në hedhjen e shortit.
26 ekipe janë kualifikuar automatikisht për fazën e grupeve, ndërsa gjashtë të fundit vijnë nga faza play-off.
Angli: Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea
Spanjë: Atlético, Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Villarreal
Itali: Inter , AC Milan, Atalanta, Juventus
Gjermani: Bayern, Leipzig, Dortmund, Wolfsburg
Francë: LOSC, Paris
Portugali: Sporting CP, Porto, Benfica
Holandë: Ajax
Rusi: Zenit
Austri: Salzburg
Belgjikë: Club Brugge
Ukrainë: Dynamo Kyiv, Shakhtar Donetsk
Turqi: Beşiktaş
Zvicër: Young Boys
Suedi: Malmö
Moldavi: Sherif
Si funksionon shorti?
Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 do të përbëhet nga kampionët aktual, fituesit e Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë kampionateve të rangut më të lartë.
Vazot nga 2 deri në 4 do të përcaktohen nga renditja e koeficientit të klubit.
Asnjë ekip nuk mund të luajë me një skuadër nga i njëjti shtet. Çdo kufizim tjetër do të zyrtarizohet përpara ceremonisë së shortit.